English

Polici i vrarë, kryeministri Berisha ngushëllon familjen

Peqin, 2 shtator 2011, NOA - Homazhet për policin e vrarë në Peqin, Sabit Caka, janë zhvilluar sot në pallatin e Kulturës të këtij rrethi. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm kryeministri Sali Berisha, ministri i Brendshëm Bujar Nishani, kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, dhe krerët e Policisë së Elbasanit.

Kryeministri Berisha ka ngushëlluar familjarët e policit, dhe pas homazheve ka deklaruar se vrasja e efektivit Caka ka qenë humbje e madhe jo vetëm për familjen. “Vrasja e Cakës është humbje e madhe për Policinë e Shtetit”, u shpreh Berisha. Homazhe për policin e vrarë Caka, kanë zhvilluar edhe deputetë të djathtë dhe të majtë. Efektivi Sabit Caka, 50 vjeç është qëlluar me armë zjarri nga Luan Tabaku 40 vjeç, i cili në momentin e shkëmbimit të zjarrit ishte duke grabitur një transformator në fshatin Gryksh në komunën Shezë.

a.q/NOA

KOMENTE