English

Policia flet për vrasjen nga burri të 19-vjeçares

Shkodër, 2 shtator, NOA – Xhelozia duket se ka qenë arsyeja që ka shtyrë burrin të vrasë gruan e tij 19-vjeaçare. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në qytetin e Shkodrës rreth orës 21:00.

Eder Haxhija, vjeç 23, banues në lagjen “Skënderbeg”, ka qëlluar më armë zjarri bashkëshorten e tij Alberta Haxhija (Musabelliu), nga fshati Rahovic i Skraparit.

Haxhija e ka qëlluar me një pistoletë në kokë pas një zënke që kanë pasur të dy.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur, në banesën e çiftit, në lagjen “Skënderbeg”.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka nisur punën për identifikimin e autorit. Në bazë të dëshmive të mara, nga rezultonte se autori i ngjarjes ishte burri i viktimës.

Dy orë pas ngjarjes, policia ka arritur të arrestojë Haxhijën dhe. Ndërkohë që polica po kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore si dhe u bë e sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së zjarrit tip pistoletë së bashku me një krehër me 3 fishekë.

Rezulton se Haxhija është dënuar dhe më parë për armëmbajtje pa leje dhe tentativë vrasje.

a.k/NOA

KOMENTE