English

Shqipëri- Francë, pjesa e parë mbyllet 0: 2

Tiranë, 2 shtator 2011, NOA- Ndeshja e kombëtares shqiptare kundrejt ekipit të Francës, e nisur në orën 21.00 e ka mbyllur pjesë ne parë në disavantazh për skuadrën tonë kombëtare.

Sakaq në 17 minutat e para ekipi i gjelave ka ndëshkuar me 2 gola ekipin shqiptar.

Ndërsa atmosfera entuziaste ziente në stadium, ka qenë Benzema ai që në minutën e 11 u ka prerë harenë, pasi ka shënuar golin e parë, ndërsa Vila ka ndëshkuar sërish në minutën e 17 duke udhëhequr bindshëm ndaj kombëtares shqiptare.

Ndërsa pas vërshëllimës së gjyqtarit dy ekipet do të pushojnë për 15 minuta, në 45 minutat e radhës pritet që skuadra jonë përfaqësuese të nisë revanshin, me shpresën e një barazimi, e në rastin më fatlum të një fitoreje.

Ndërkohë kanë qenë rreth tre raste të spikatura të kuqezinjve tanë, por që herë fati e herë mjeshtëria e portierit kundërshtar, i ka çuar në dhomat e pushimit futbollistët tanë me zemër të ngrirë.

a.y/NOA

KOMENTE