Kaliforni, 2 Shtator NOA - Janë zbuluar në “gjakun e moshuar”, substanca të cilat ndikojnë në plakjen e trurit.
Njëra prej tyre e izoluar në gjakun e minjve të moshuar, quhet “eotaksina” dhe rezulton e bollshme në gjak dhe në lëngjet cerebrospinale të personave në kalimin e viteve.
Prezenca e saj në gjak rezulton e lidhur tek minjtë me një reduktim të memories tipike të “moshës së tretë”.
Diçka e tillë është bërë e ditur në Nature, ku zbulimi është i disa studiuesve të Stanford University në Kaliforni.
r.b/NOA