English

Vazhdojnë bisedimet Prishtinë-Beograd

Bruksel, 2 shtator, NOA - Në rundin e sotëm të bisedimeve ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, pritet që të arrihet kompromis për çështjen e vulave të Doganave të Kosovës.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian janë shprehur optimistë se do të arrithet ky kompromis, që në vula të jetë mbishkrimi “Doganat e Kosovës”, ngase këto vula i kishte pranuar edhe Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK.

Do të diskutohet edhe për implementimin e marrëveshjeve të arritura në muajin qershor.

Mësohet se nuk do të diskutohet për çështjen e strukturave paralele të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës, shuarja e të cilave, kohët e fundit, është kërkuar nga disa zyrtarë të lartë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Bisedimet PrishtinëBeograd mbahen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

a.k/NOA

KOMENTE