English

Vrau 10 vite më parë, vlonjati ekstradohet nga Austria

E premte, 2 shtator 2011, NOA- Një 27 vjeçar nga Vlora është ekstraduar nga Interpol Tirana në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Ergys Gjioveshaj, u ekstradua nga Austria pas vendimit të 10 viteve më parë të Gjykatës së Vlorës, e cila e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 12 vjet burg për kryerjen e veprave penale “vrasje me paramendim” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Bëhet e ditur se arrestimi i 27 vjeçarit Gjioveshaj, është bërë gjatë muajit qershorVjenë të Austrisë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Pas mbërritjes në aeroport, i ekstraduari iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

a.y/NOA

KOMENTE