English

WikiLeaks përfundon publikimin e 251.287 kabllogramëve

E premte, 2 shtator 2011, NOA – WikiLeaks ka përfunduar publimin e 251.287 kabllogramëve që ajo dispononte lidhur me diplomacinë amerikane. Në rrjetin socialist Twiter njoftohet se dokumentat janë tashmë në dispozicion të të gjithëve me ndihmën e fjalëve kyçe dhe transmetohen pa çensurë për disa emra të caktuar.

Orë më parë WikiLeaks kishte kërcënuar se do të shpqërndante versionin e plotë pavarësisht qëndrimeve të SHBA apo Organizatës së të Dtrejatve të Njeriut se një gjë e tillë vinte në rrezik jetën e shumë personave të cituar.

Po sot në Twiter përfaqësues të WikiLeaks kanë kërkuar që, përdoruesit e Facabook dhe Twiter të postojnë sa më shumë dokumenta për të mos ia lënë këtë “peshë” vetëm medias.

20 mijë dokumentat e parë u publikuan në fund të vitit të kaluar, ndërsa vetëm për Shqipërinë dhe raportimet e ish ambasadorit Uidhers numri i kabllogrameve i kalon 700.

Në fillim Asanzh kërkoi nga mediat që të respektohej çensura për të mos publikuar emra të përveçëm por një gjë e tillë nuk u zbatua nga gazetarët e mediave botërore, të cilët thanë se: Vendimi i publikimit të kabllogrameve ishte i Asanzh dhe vetëm i tij!

a.q/NOA

KOMENTE