Izrael, 2 Shtator NOA - Është zbuluar një gjen i miopisë, i cili në momentin që nuk funksionon ashtu siç duhet shkakton këtë ngatërrim si defekt okular.
Zbulimi, i prezantuar në American Journal of Human Genetics, u bë i mundshëm falë studimit të ADN-së në një tribu beduine në jug të Izraelit, ku mes pjesëtarëve kishte raste të shumta të personave që hasnin problemin e miopisë.
Bëhet fjalë për gjenin “LEPREL1”, siç shpjegon Ohad Birk i Universitetit të Ben-Gurion në Negev, që duhet për të prodhuar një enzimë të rëndësishme për të dhënë një formë sa më të duhur të bulbës okulare.
r.b/NOA