SHBA, 2 Shtator NOA - Është pothuajse e përbërë tërësisht nga hidrogjeni dhe heliumi, praktikisht pa elementë të tjerë kimik.
Pak a shumë në të njëjtën mënyrë siç duhet të kishte qenë universi pasi doli nga shpërthimi i “Big Bang”.
Është ylli, i cili nuk duhet të ekzistonte, pasi në bazë të teorive aktuale nuk do të kishte asnjëherë mundësi për tu krijuar.
Diçka të tillë e përshkruajnë në revistën “Nature”, një grup studiuesish, ku pjesëmarrje e madhe është vënë re nga shkencëtarët italianë.
Objekti, një yll i dobët në kostelacionin e “Luanit” në Rrugën e Qumështit, është zbuluar falë “Very Large Telescope” të ESO.
r.b/NOA