English

Aksident automobilistik, plagosen dy persona

Lezhë, 3 shtator 2011, NOA- Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot, ku si pasojë e tij kanë ngelur të plagosur dy persona.

Mësohet se në këtë ngjarje janë përfshirë një makinë me targa greke dhe një fuoristradë dhe si shkak i aksidentit thuhet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Deri më tani është identifikuar vetëm njëri nga të plagosurit, 48 vjeçari Osman Daja ndërsa nuk dihet ende identiteti i të plagosurit tjetër.

Sakaq nga ana e policisë konfirmohet se dy të dëmtuarit janë dërguar drejt spitalit të Lezhës dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

a.y/NOA

KOMENTE