English

Arrestohet burri që kafshoi gjarprin piton

E shtunë, 3 shtator 2011, NOA- Në Sakramento të Kalifornisë, një burrë 54 vjeçar u arrestua sepse kafshoi një gjarpër piton dhe se e la atë përtokë në gjendje të rëndë.

Akuza kundrejt David Senk, burrit të arrestuar është ajo e agresionit dhe mizorisë kundër kafshëve.

Burri ishte gjetur të enjten e kaluar në shtëpi për tokë, i kishte rënë të fiktë dhe kishte shenja të prera në fytyrë.

Ndërkaq gjarpri piton, kishte dy plagë kafshimi të shkaktuara nga burri që sipas policisë ishte në gjendje të dehur.

Agresori përfundoi në burg, por u lirua pas lënies si garanci të shumës prej 10 mijë dollarësh dhe pas kësaj u shpreh se kishte probleme me alkoolin dhe se nuk e mbante mend ngjarjen.

Veçanërisht Senk nuk kujtonte se pse e kishte kafshuar gjarprin, i cili aktualisht është jashtë rrezikut pas ndërhyrjes kirurgjikale në urgjencë.

Sakaq 54 vjeçari ka premtuar se do të ndihmojë pronarët e gjarprit që të mbulojë të gjitha shpenzimet shëndetësore.

a.y/NOA

KOMENTE