Dibër, 3 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kishte shkuar në punë për të fituar bukën e gojës, në kohën kur 45 vjeçari nga fshati Brezhdan i Dibrës ka humbur jetën, teksa ka qenë duke punuar në një pallat në ndërtim.
Mësohet se identiteti i viktimës është Fatmir Reçi dhe se në kohën e ngjarjes ai ka qenë në katin e katërt të objektit, kur ka humbur ekuilibrin nga skela ku punonte për të përfunduar për tokë.
Trupi i 45 vjeçarit ka përfunduar në tokë, ku si rrjedhojë e plagëve të marra dhe tronditjes së pësuar rënia për të ka rezultuar fatale.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje thuhet se Reçi ishte akoma me frymë dhe se ai u nis me urgjencë për në Tiranë, me shpresë për mbijetesë, por se gjatë transportit ai ka humbur jetën.
Sakaq nga ana e uniformave blu të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
a.y/NOA