Universiteti Hëna e Plotë (BEDËR), ofron 100 % bursë studimi duke u dhënë mundësinë për të studiuar pa pagesë në degët e preferuar
Tiranë, 3 Shtator 2011 NOA - Universiteti Hëna e Plotë (BEDËR) vlerëson nxënësit që kanë arritur rezultate të larta në provimet e Maturës Shtetërore. Kështu për të gjithë ata që kanë arritur të grumbullojnë mbi 6000 pikë, universiteti ofron 100 % bursë studimi.
Universiteti Hëna e Plotë (BEDËR) vlerëson nxënësit që kanë arritur rezultate të larta në provimet e Maturës Shtetërore. Kështu për të gjithë ata që kanë arritur të grumbullojnë mbi 6000 pikë, universiteti ofron 100 % bursë studimi duke u dhënë mundësinë për të studiuar pa pagesë në degët e preferuar.
Po kështu për nxënësit që kanë grumbulluar 5500 deri në 5999 pikë, bursa e studimit e ofruar nga Universiteti BEDËR është në nivelin 75 %.
Ndërsa kategoria që ka mundësi të studiojë me 50 % bursë studimi ose me gjysmën e vlerës, janë maturantët që kanë arritur të marrin 5000 deri 5499 pikë në provimet e maturës shtetërore:
Programet e ofruara:
Fakulteti i Shkencave Humane
Diplomë Bachelor në Drejtësi
Diplomë Bachelor në Shkenca komunikimi
Diplomë Bachelor në Shkenca Islame
Master i Shkencave në “E Drejtë Ndërkombëtare”
Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”
Master i Shkencave në Gazetari
Master i Shkencave në Marrëdhënie Publike
Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit
Diplomë Bachelor Gjuhë dhe Letërsi Angleze
Diplomë Bachelor Gjuhë dhe Letërsi Turke
Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Angleze
Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Turke