English

Efekti i kafesë, është iluzion

E shtunë, 3 shtator 2011, NOA- Kush beson tek efekti i kafesë për tu zgjuar gjatë punës, gabohet.

Sipas një studimi të drejtuar nga University of East London, nuk është e vërtetë që pirja e kafesë të mban zgjuar, pasi ndjesia është tjetër gjë, thjesht ndjesi qetësie. Shkencëtarët britanikë, të cilët shkruajnë në revistën Appetite, kanë punuar me 88 vullnetarë për të demonstruar këtë fakt.

“Studimi tregon se nuk ka asnjë efekt pozitiv, nga konsumi i kafeinës dhe aq më pak për mbajtjen zgjuar, por thjesht jep një ndjesi qetësie”, shprehet njëri nga autorët e studimit.

a.y/NOA

KOMENTE