Fier, 3 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një 65 vjeçare nga qyteti i Fierit pak çaste më parë i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati.
Viktima është identifikuar nga banorët e lagjes si Llamba Kristo, ndërsa nuk bëhen ende të ditura arsyet e kësaj ngjarje. Pas sinjalizimit për këtë ngjarje uniformat blu mbërritën në vendngjarje ku dhe nisën hetimet për rastin.
Aktualisht trupi i pajetë i të moshuarës është dërguar për në morgun e qytetit.
a.y/NOA