English

Fotografia bashkë e Miss Kosovës dhe Miss Serbisë, shkakton polemika

E shtunë, 3 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kundërshtimi shumë i ashpër mes Serbisë dhe Kosovës, kryesisht për Beogradin është një pengesë drejt rrugës së integrimit për në Bashkimin Europian.

Ky konflikt ka hyrë çuditërisht edhe në botën e bukurisë, duke provokuar një krizë reflektimi, mes protagonisteve të reja të Miss Univers 2011, serbes Anja Saranoviç dhe kosovares Afërdita Dreshaj.

Polemika u nxit pas akuzave të kryqëzuara për tradhti, nga një fotografi e shkrepur në Brazil ku dy vajzat kishin shkuar të merrnin pjesë në konkursin e bukurisë.

Fotografia e publikuar në Facebook, përfundoi më pas në gazetat serbe dhe kosovare, duke ngjallur kritikat e nacionalistëve të Beogradit dhe Prishtinës.

“Turp”, “Është tradhti”, “Kosova nuk ekziston, është pjesë e Serbisë”, ishin këto disa nga titujt më popullor në Serbi, shtet i cili refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas gazetave Anja nuk duhet të ishte fotografuar në poza miqësore, thuajse përqafim me konkurrenten shqiptare, pasi Kosova është armiku numër 1 i Serbisë.

Në të njëjtën linjë erdhën edhe reagimet nga pala kosovare, “Afërditës ti vijë turp, serbët kanë vrarë familje të tëra shqiptarësh në Kosovë, dhe ajo nuk ngurron e përqafon një serbe. Pas kësaj fotografie ajo nuk meriton më të jetë Miss Kosova”, thuhet në njërin nga shkrimet e mediave kosovare.

Lidhur me këto reagime ka ndërhyrë serbja Saranoviç e cila ka theksuar se fotografia është bërë në mes të pushimeve gjatë regjistrimeve dhe fotografimit, duke shtuar se ajo është e lirë të fotografohet me çdo femër dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me politikën.

Në vijim ajo ka thënë se i është kërkuar nga ana e organizatorëve që të jetë miqësore me konkurrentet duke shtuar se, e mbështet politikën e vendit të saj dhe se kjo nuk është pranim, por një kulturë në nivelin personal. “Nëse do të flas zyrtarisht natyrisht që do të them se Kosova është Serbi dhe Jerusalemi është serb”, ka thënë Saranoviç.

Nga ana e saj këngëtarja kosovare, 25 vjeçarja Afërdita Dreshaj nuk ka dhënë asnjë koment.

a.y/NOA

KOMENTE
  • harmoni21:28 - 03 Shtator 2011
    tilam polemikat ne njarenan e dim qe dhimja asht eran por mos te harroim se ato jan 2vajza te reja qe kan jeten lle lumturin per para shpresoim qe te fitoin miss kosova