Berlin, 3 shtator, NOA - Gjermania ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian në futboll, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë. Kombëtarja gjermane mundi mbrëmë në Gelzenkirhen Austrinë me rezultat 6:2. Golashënues i dyfishtë ishte Mesut Ozil, ndërsa nga një gol shënuan Klose, Podolski, Schürrle dhe Götze.
Ndërsa në Kampionatin Evropian të basketbollit, kombëtarja gjermane humbi me Francën. Ishte kjo humbja e parë, pas dy fitoreve ndaj Izraelit dhe Italisë.