English

Hugo Chavez pritet me duartrokitje pas daljes nga spitali

Karakas, 2 shtator 2011, NOA- Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez la spitalin ushtarak gjatë ditës së sotme, ku në ditët e kaluara iu nënshtrua një cikli të tretë kimioterapie.

Gjatë daljes së tij, Chavez u prit nga qindra venezuelianë të cilët e prisnin në radhë dhe me duartrokitje para zyrës.

“Nuk di nëse do ketë nevojë për një cikël të katërt, çdo ditë ndihem më mirë”, u shpreh para mbështetësve të tij Presidenti venezuelian.

I veshur me uniformë Chavez ka kënduar së bashku me turmën këngë të ndryshme duke u treguar i qeshur dhe i qetë.

a.y/NOA

KOMENTE