English

Imogen Thomas, fotot hot për kalendarin e ri

Londër, 3 shtator, NOA - Modelja Imogen Thomas vazhdon të josh publikun me fotot e saja. Kalendari që po përgatit aktualisht tregon foto mjaft të nxehta të modeles angleze.

Spoti i një pjese të albumit po bëhet në Spanjë, vendi ku modelja po kalon prej disa kohësh pushimet.

Fotot e para që janë publikuar janë bërë në resorin Buddha Beach Bar, në të njëjtin vend ku modelja ka luajtur dhe skenat seksi të filmit “This Morning”.

Një prej menaxhereve tha se “Imogen mezi pret që të hedh në treg kalendarin e saj për të kënaqur fansat. Ajo kalon orë të tëra duke u marrë me joga dhe me aktivitete fizike për të pasur një pamje dhe një trup sa më të mirë”.

Sipas menaxheres me bikini Imogen duket fantastike dhe ka një fizik të shkëlqyer.

a.k/NOA

KOMENTE