E shtunë, 3 shtator 2011, NOA- Është vetëm 4 vjeç, por që tani duket se premtohn për garat e Formula 1.
Është një vajzë kineze e cila, e mbërthyer pas timonit i jep me shpejtësi makinës ndërsa rruga është e rënduar nga trafiku, në periferi të Jinal, në provincën kineze të Shandong.
Ndërkaq prindërit aspak të shqetësuar filmojnë teksa vogëlushja e tyre, Jia Zheng, parakalon qetësisht makinat e tjera, pas një sërë manovrash si pilote.
Babai i thotë vajzës, “Ndaloje makinën, lërja radhën babit”. Vetëm pas kësaj vogëlushja Jia Zheng, spostohet në sedijen e pasme për t’ia lënë timonin të atit.
a.y/NOA