English

Kryebashkiaku Basha, të enjten nis punën për planin urbanistik

Tiranë, 3 shtator 2011, NOA- Ashtu si dhe kishte premtuar kryebashkiaku i ri i Tiranës, Lulzim Basha do të nisë punën për hartimin e planit të ri urbanistik.

Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës thonë se kryebashkiaku Basha do të nisë punën për hartimin e planit të ri urbanistik, me 8 shtator ose thënë ndryshe ditën e enjte të javës që vjen, gjatë takimit që do të ketë me përfaqësuesit më në zë të botës akademike dhe ekspertë të tjerë të njohur të fushës së arkitekturës dhe urbanizimit.

Mësohet se në procesin e hartimit të planit të ri urbanistik për Tiranës, do të përfshihen shumë ekspertë dhe personalitete të njohura, sidomos ato të universiteteve dhe botës akademike, të njohur për paanshmërinë e tyre dhe mospërfshirjen në interesa klienteliste. Sakaq theksohet se procesi i hartimit të planit do të jetë transparent dhe do të mundësojë përfshirjen dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve.

Parimet kryesore që do të kihen parasysh gjatë këtij procesi janë:

1-Zhvillimi i qëndrueshëm i qytetit, që do t’i hapë rrugën zhvillimit ekonomik dhe mjedisor të Tiranës duke nxitur dhe hapjen e vendeve të reja të punës në qytet.

2-Harmonizimi i interesave publike dhe interesave private që do të rezultojë në mbrojtjen e hapësirave publike dhe atyre të gjelbra.

3-Harmonizimi me komunat dhe bashkite përreth Tiranës, dhe arritja e një konsensusi sa më të gjërë me banorët e Tiranës.

4-Plani i ri urbanistik do të synojë përmirësimin e transportit publik, lehtësimn e trafikut, përmirësimin e sistemit të mbledhjeve dhe trajtimit të mbeturinave urbane dhe bërjen e Tiranës një qytet më të jetueshëm dhe më atraktiv për banorët e tij.

5-Gjithashtu, plani do të synojë zbatimin e një formule të menaxhimit të pronës private në mënyrë që të evitojë spekulimet dhe të sigurojë një shpërndarje sa më të drejtë të përfitimeve të zhvillimit.

a.y/NOA

KOMENTE