Pogradec, 3 shtator 2011, NOA- Një kryetar komune i një fshati në Pogradec, është drejtuar në polici për të denoncuar bashkëfshatarin për zaptimin e një toke në pronësi të komunës.
36 vjeçari Lavdim Balliu po hetohet nga ana e policisë pas kallëzimit të bërë nga Fuat Fero 50 vjeç, banues ne fshatin Slabinjë, me detyre Kryetar Komune në Proptisht-Pogradec, për zaptimin nga ky shtetas të një sipërfaqe toke në pronësi të komunës.
Sakaq nga ana e policisë nisi procedimi penal për veprën penale, “Pushtim i tokës”.
a.y/NOA