Prishtinë, 3 shtator, NOA - Njeriu që fare pak i është ekspozuar publikut, Kadri Veseli, ose politikani më mediatik në parti, Enver Hoxhaj, janë emrat që përfliten si zëvendësues të Hashim Thaçin në drejtimin e PDK-së. Media kosovare shkruan se dy emrat anëtarëve të PDK-së pritet të shpallin kandidaturat në momentin e zgjedhjeve brenda partisë.
Sipas gazetës “Koha Ditore” zyrtarë të vendeve evropiane, jashtë Kosovës, kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e largimit të Hoxhajt, në kuadër të riformatimit të Qeverisë.
Zyrtarët perëndimorë, që kanë dashur të mbeten anonim, nuk kanë shprehur ndonjë preferencë për emrat e ministrave të tjerë të përmendur për largim, por kanë thënë se shpresojnë që në rastin e shefit të diplomacisë, Hoxhaj, kryeministri Thaçi të mos e marr një vendim të tillë.
NOA