English

Parashikimi i motit për 4 shtator 2011

Tiranë, 3 shtator 2011, NOA- Edhe nesër vendi ynë do të jetë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në pjesën më të madhe të territorit, përjashtim bën ekstremi verior ku gjatë orëve të mesditës do të ketë vranësirave dhe shira të izoluar.

Sipas MeteoALB, edhe gjatë pasdites ekstremi verior do të mbetet me vranësira dhe shira të dobët e afat-shkurtër ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të jentë nën ndikimin e motit të kthjellët. Parashikohet që gjatë natës të ketë shtim të vranësirave pothuajse në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme, ato do të qëndrojnë konstante në të dy vlerat ekstremale.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 32 km/h dhe drejtim Jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në det do të mbetet 2 - 3 ballë.

Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të karakterizohet nga moti i qëndrueshëm pasi kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të dominojnë në këto rajone. Në këto kushte do të ndodhet Europa Verilindore, jugperëndimore, një pjesë e Europës Qendrore dhe Europa juglindore. Ndërsa vranësira dhe shira të konsiderueshëm do të ketë në ishujt Britanike dhe në Europën Qendrore. Problematike situata do të paraqitet në France dhe Gjermani pasi shirat në këto dy vende do të bien me intensitet të lartë dhe do të zgjasin gjatë gjithë ditës. Gjithashtu shira në formë rrebeshi do të ketë në Zonën e Alpeve dhe në Itali ku vranësirat do të shtohen gjatë orëve të mesditës dhe për pasojë do të gjenerojnë shira të rrëmbyeshëm.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Zona e alpeve alarmon nga stuhi të forta ere dhe shira intensiv

- Italia rrezikohet për shira të dendur dhe shkarkesa rrufesh

- Gjermania alarmon shira të dendur dhe stuhi ere

a.y/NOA

KOMENTE