Tiranë, 3 shtator, NOA - Sipas MeteoAlb edhe nesër (4 shtator) vendi ynë do të jetë me kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në pjesën më të madhe të territorit. Përjashtim bën ekstremi verior, ku gjatë orëve të mesditës do të ketë vranësira dhe shira të izoluar.
Edhe gjatë pasdites ekstremi verior do të mbetet me vranësira dhe shira të dobët e afat-shkurtër. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të jetë në ndikimin e moti të të kthjellët. Parashikohet që gjatë natës të ketë shtim të vranësirave, pothuajse në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme, ato do të qëndrojnë konstante në të dy vlerat ekstremale.
Era do të fryje mesatare në tokë dhe në det, me shpejtësi 32 km/h dhe drejtim Jugperendimor, ndërsa dallgëzimi në det do të mbetet 2 - 3 ballë.
Europa
Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të karakterizohet nga moti i qëndrueshëm, pasi kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të dominojnë në këto rajone. Në këto kushte do të ndodhet Europa Verilindore, Jugperëndimore, një pjesë e Europës Qendrore dhe Europa Juglindore.
Vranësira dhe shira të konsiderueshëm do të ketë në Ishujt Britanike dhe në Europën Qendrore. Problematike situata do të paraqitet në Francë dhe Gjermani, pasi shirat në këto dy vende do të bien me intensitet të lartë dhe do të zgjasin gjatë gjithë ditës. Gjithashtu, shira në formë rrebeshi do të ketë në Zonën e Alpeve dhe në Itali ku vranësirat do të shtohen gjatë orëve të mesditës dhe për pasoje do të gjenerojnë shira të rrëmbyeshëm.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Zona e alpeve alarmon për stuhi të forta ere dhe shira intensive. Italia rrezikohet për shira të dendur dhe shkarkesa rrufesh, ndërsa Gjermania alarmon shira të dendur dhe stuhi ere.
a.k/NOA