English

Pavlefshmëria në Shalë, KQZ rrëzon PD

Tiranë, 3 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Dy votat më tepër të kandidatit socialist Balë Vuksani, kanë bërë që Partia Demokratike të kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve të zhvilluara në komunën Shalë.

Nëpërmjet një kërkese për pavlefshmëri nga ana e Partisë Demokratike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur kuorumin e nevojshëm, duke e rrëzuar kërkesën e palës demokrate me 4 vota pro dhe 2 kundër, nga 5 që nevojiteshin.

Në kërkesën e saj, Partia Demokratike synonte që të sillte 16 karta identiteti të 16 banorëve si provë, ku sipas demokratëve pretendohet se ata nuk janë lejuar që të votojnë.

Sakaq më tej u kërkua pavlefshmëria e zgjedhjeve në komunën Shalë, sepse thuhej se në votimin e fundit kishin votuar dy banorë që nuk ishin në listën e zgjedhësve, por që e kanë fituar këtë të drejtë me vendim gjykate.

Nëpërmjet kërkesës së demokratëve thuhet se këto dy vota janë vendimtare për rezultatin, por që ky argument u kundërshtua nga komisionerët duke thënë se votimi i tyre është bërë ligjërisht.

Pas kësaj nuk dihet cili është hapi i radhës i demokratëve, ndërsa mendohet se PD do e kërkojë të drejtën në Kolegjin Zgjedhor.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Fernando Ago17:03 - 03 Shtator 2011
    e pa besuar kqz kundershton pd