Lezhë, 3 shtator 2011, NOA- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë në Lezhë, ku i plagosur nga plumbat ka mbetur Përparim Hasani.
Sipas të dhënave paraprake thuhet se i plagosuri i moshës 24 vjeçare u shënjestrua nga një makinë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në fshatin Kolsh.
Mësohet se kanë qenë dy persona ata që kanë kryer sulmin, ndërsa nga ana e policisë thuhet se është bërë identifikimi i tyre dhe po punohet për kapjen e autorëve.
Sakaq i riu i plagosur është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
a.y/NOA