English

Presidenti i Hondurasit, nesër takim me drejtuesit e shtetit

Tiranë, 3 shtator, NOA – Presidenti i Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa pritet të vizitojë nesër Shqipërisë, së bashku me delegacionin që e shoqëron atë. Takimi i parë do të jetë më Presidentin e republikës, Bamir Topi. Zyra e Shtypit e Presidencës njofton se takimi do të zhvillohet në orën 9:30 Presidenti në Pallatin e Brigadave.

Pas pritjes zyrtare, takimit koke me koke dhe bisedime midis dy delegacioneve, Presidenti Topi dhe Presidenti Sosa do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndërkohë që më pas, presidenti i Hondurasit do të zhvillojë takime dhe me drejtuesit e tjerë të shtetit shqiptarë.

a.k/NOA

KOMENTE