English

Sanksione të BE-së kundër Sirisë

Siri, 3 shtator, NOA - Qëndrimi ndaj regjimit të Sirisë dhe presidentit Baschar al-Assad, është tema kryesore e këshillimeve të sotme të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Një ditë pas vendimit për ndalimin e importit të naftës siriane, ministrat në qytetin polak Zopot do të këshillohen edhe për hapat tjerë kundër kreut të Sirisë. Embargoja më e re e naftës ka të bëjë vetëm me marrëveshjet e ardhshme. Marrëveshjet e deritanishme do të vazhdojnë të realizohen deri me 15 nëntor. Kjo ishte kërkesa e Italisë. Më parë vendet tjera të BE-së kërkuan që embargoja të futej në fuqi një muaj më parë.

Njëkohësisht janë paralajmëruar edhe masa të tjera për shkak të dhunës së regjimit të Assadit ndaj opozitës dhe qytetarëve sirianë. Ministri i Jashtëm gjermane Guido Westerwelle tha, se qëllimi i sanksioneve është izolimi ndërkombëtar i presidentit Assad. Nga Siria njoftohet se si pasojë e ndërhyrjes më të re të forcave ushtarake në disa qytete kundër demonstruesve janë vrarë të paktën 14 persona.

NOA/DV

KOMENTE