Moskë, 3 Shtator NOA - Sarah Jessica Parker aktualisht ndodhet në Moskë dhe është duke u marrë me xhirimet e filmit të saj të ri, “Si arrin të bëjë gjithçka?”.
Aktorja më glamur e ekranit të vogël ka theksuar se mes vajzave super-beqare të “Sex and the City” dhe super-mamasë ka një diferencë tepër të dukshme: “Carrie ishte e kundërta ime, në zgjedhjet e rëndësishme të jetës ka marrë gjithmonë një vendim tjetër”.
Protagonistja e filmit, faktikisht është një person shumë solid, e diplomuar me master pas shpatullave, e dashuruar me profesionin, por edhe dikush që i duhet të punojë për të jetuar.
“Kate nuk është e pasur”, - thekson Sarah. “Bën pjesë në atë kategori vajzash që nuk ndalen kurrë, që kanë ende gjoba për të paguar dhe detyrimet e shkollës universitare”.
Me pak fjalë Sarah nëpërmjet intervistës të dhënë për mediat amerikane ka pohuar se jeta e saj reale është krejtësisht e kundërt nga personazhi që ajo përfaqëson.
r.b/NOA