E shtunë, 3 shtator, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki Moon shprehet i shqetësuar për shkak të shkallëzimeve më të reja në raportet mes Turqisë dhe Izraelit. Pas raportit më të ri lidhur me sulmin ndaj anijes turke prej forcave izraelite në maj të vitit 2010, palëve u është ofruar rivendosja e bashkëpunimit, deklaroi një zëdhënës i OKB-së, por kjo nuk është pranuar.
Bani ka shprehur keqardhje të thellë për shkak të ashpërsimit të raporteve dhe vendimeve për largimin e ambasadorëve nga këto vende. Edhe SHBA-ja i ka bërë thirrje Turqisë dhe Izraelit për tejkalimin e problemeve dhe përmirësimin e raporteve. Në raportin e OKB-së lidhur me incidentet e vitit 2010 thuhet se bllokada prej Izraelit e rrugëve detare drejt Rripit të Gazës ishte legjitime, por jo ndërhyrja ushtarake ndaj anijes dhe vrasja e 9 personave.
Turqia ka kërkuar për muaj të tërë që Izraeli të kërkojë falje për këtë incident, ai ka refuzuar. Turqia dhe Izraeli kanë pezulluar edhe marrëveshjen ustharake. Presidenti turk Abdullah Gül ka kërcënuar edhe me hapa të tjerë.
NOA/DV