Korçë, 3 shtator 2011, NOA- Dy të rinj nga qyteti i Korçës, kanë rënë në duart e policisë të akuzuar për vjedhje.
17 vjeçari me iniciale M.V, u arrestua në flagrancë, ndërsa Fatjon Xhambazi 27 vjeç, me profesion shofer taksie, po procedohet në gjendje të lirë për veprën penale “Sigurim i mjeteve për vjedhje”,pasi gjatë mbrëmjes së kaluar, janë kapur në fshatin Grunjas- Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”,me targa KO 7455 B, në pronësi të Xhambazit, një sasi prej 20 m shufër material bakri.
Nga ana e policisë dyshohet se sasia e bakrit është e vjedhur dhe për këtë u sekuestruan në cilësinë e provës së bashku me shufrat edhe disa mjete për prerje hekuri, si sëpatë, vare dhe gërshërë.
a.y/NOA