English

Vrasja në Fier, arrestohen dy persona

Fier, 3 shtator, NOA – Policia e Fierit ka arritur të zbardhë vrasjen e 62 –vjeçarit, Kol Veshi. 62-vjeçari u vra para syve të djalit të tij, duke dashur ta mbrojë këtë të fundit nga plumbat.

Sipas të dhënave nga policia, vrasja është kryer për motive hakmarrje. Ngjarja ndodhi në lagjen "8 Shkurti", ndërsa djali i viktimës, 20-vjeçari Eni Veshi, mbeti i plagosur rëndë. Sipas policisë së Fierit personat e dyshuar janë; Julian Imeraj, 22 vjeç, banues ne Fier dhe Elio Imeraj, 18 vjeç,banues ne Fier.

Mendohet se vrasja është bërë me një pistoletë, e cila është sekuestruar nga policia.

a.k/NOA

KOMENTE