Krujë, 3 Shtator 2011 NOA – Një 40 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi u qëllua me armë zjarri në afërsi të vendbanimit të tij, nga një person që për momentin mbetet i paidentifikuar.
Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ndodhi në fshatin Bushnesh. Viktima Viktor Krosi, 40 vjeç nga fshati Bushnesh i rrethit Krujë, po lëvizte me një karrocë kur u qëllua me armë zjarri nga një person, identiteti i të cilit mbetet i paqartë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca policore. Për momentin ata thonë se kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur disa postblloqe.
e.t/NOA