Milano, 3 Shtator NOA - Janë lëshuar deklaratat e para prej intervistash të Andrea Poli dhe Mauro Zarate.
Gjatë prezantimit të blerjeve të reja italiani është paraqitur tepër i emocionuar duke deklaruar se dëshiron të mësojë sa më shumë nga kampionët që e rrethojnë.
Në krahun tjetër argjentinasi kërkon të arrijë atë kapërcim në kualitet dhe ka bërë të ditur se ndjen një presion pozitiv.
“Me Interin do të luftoj për të qenë më mirë dhe më i fortë si lojtar. Interi ishte zgjedhja e parë në këtë merkato në rast largimi”,- deklaroi Zarate.
Në lidhje me teknikun të dy lojtarët kanë qenë të qartë duke pohuar se do të luajnë aty ku dëshiron Gasperini.
r.b/NOA