Korçë, 4 shtator 2011, NOA- Një aksident tragjik ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Korçës ku si rrjedhojë e tij ka gjetur vdekjen një kalimtar. Sipas të dhënave paraprake thuhet se makina ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe në aksin rrugor Korçë- Pogradec, në kohën kur ka përplasur kalimtarin. Ndërkaq mësohet se trupi i pajetë i përket një 75 vjeçari i identifikuar si Hekuran Spaho. Nga ana e uniformave blu është identifikuar edhe autori i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij si dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit. a.y/NOA