Durrës, 4 shtator, NOA – Një i arrestuar dhe 17 kilogramë hashash i sekuestruar. Ky është bilanci i një operacioni të policisë së qytetit bregdetar që është zhvilluar ditën e sotme.
Droga është gjetur nga forcat e rendit e fshehur në një automjet. Drejtuesi i mjetit është arrestuar.
Ndërkohë që nuk është bërë i ditur emri i personit që transportonte drogën. Policia synon të zbulojë destinacionin e lëndës narkotike dhe numrin e personave që janë përfshirë gjatë trafikimit të drogës.
a.k/NOA