English

Berlini dhe Parisi nuk përjashtojnë sanksione të tjera kundër Sirisë

Paris, 4 shtator, NOA - Sirinë e presin sanksione të tjera të Bashkimit Evropian në rast se regjimi i Asadit do të vazhdojë të shtypë brutalisht lëvizjen opozitare në vend. Këtë e bënë të qartë ministrat e Jashtëm të Francës dhe Gjermaninë, Alain Juppé dhe Guido Westerwelle në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Sopot të Polonisë.

Ata u shprehën për dënimin e Sirisë përmes një rezolute të Këshillit të Sigurimit si edhe për bashkëpunim me opozitën. Të premten BE vendosi emmbargon e naftës me Sirinë dhe sanksione të tjera kundër këtij vendi. Rusia u shpreh kundër sanksioneve të reja të BE-së.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov u shpreh se me masa të njëanshme ndëshkimi rrallë zgjidhen problemet.

NOA/DV

KOMENTE