English

Bulqizë, i moshuari vret me thikë bashkëshorten 70 vjeçare

Bulqizë, 4 shtator 2011, NOA – Një i moshuar ka goditur me thikë bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Bulqizës. Sipas policisë autori Bajram Muça, 76 vjeç ka vrarë me thikë, bashkëshorten e tij Vera Muça. Nuk dihen rrethanat e vrasjes, ndërsa policia sqaron se autori ndodhet në gjëndje depresive. Cifti, prindër të dy fëmijëve jetonin vetëm. Ndërkohë vetëm dy ditë më parë një krim i rëndë ndodhi edhe në qytetin e Shkodrës ku një 23-vjeçar vrau me armë zjarri gruan e tij 18-vjeçare pas një grindjeje.

a.q/NOA

KOMENTE