English

Droga në Durrës, arrestohet 45-vjeçari italian

Durrës, 4 shtator, NOA - Update, Droga e kapur në qytetin e Durrësit është bllokuar në kohën që ka qenë duke kaluar pikën doganore në port.

Lënda narkotike e cila kishte si destinacion Italinë, transportohej nga një shtetas italian, i cili me autoveturën e tij po synonte daljen nga territori shqiptar.

Policia ka arrestuar dje rreth orës 24.30, qytetarin italian me inicialet G. S., 45 vjeç, banues në Viarego Itali.

G.S është me shtetësi e kombësi italiane dhe është i dënuar në Itali për bashkëpunim në organizate kriminale.

Atij ju gjetë në makinë një sasi prej 17 kg e 116 gram lëndë narkotike të llojit Kanabis Sativa në Pikën e Kontrollit Fizik të Automjeteve të Portit Detar Durrës.

Droga ishte vendosur në pjesë të ndryshme të automjetit të tij tip “Volvo” me targa BL 319 CR. Gjithsej u gjeten të fshehura 35 pako, të mbështjella me natriban transparent, brenda së cilave ishte droga.

Veç drogës policia sekuestroi makinën si dhe dy celularë. Po punohet për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tij.

a.k/NOA

KOMENTE