E diel, 4 shtator 2011, NOA- Rreth 100 qytetarë grek sot në mëngjes për disa minuta kanë bllokuar pikën kufitare Evzoni në kufirin me Maqedoninë, në shenjë revolte nga humbja e kombëtares së tyre të basketbollit nga Maqedonia.
Qytetarët grek, shumica e tyre të rinj kishin ardhur me autobus në kufi dhe nuk lejonin kalimin e veturave dhe autobusëve në kalimin kufitar Evzoni – Bogorodicë. Mediat theksuan se ata shprehnin revoltën e tyre pas humbjes në basketboll në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në kuadër të Kampionatit Evropian në basketboll në Lituani.
Në këtë protestë janë regjistruar edhe parulla të ndryshme anti-maqedonase apo nga ato “Maqedonia është greke”. Pas një ndërprerje të shkurtër, protestuesit janë larguar dhe situata është normalizuar.
(INA)/NOA