Tiranë, 4 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Kryeministri Berisha i ka cilësuar kabllogramet e WikiLeaks, si “pasqyrë e përditshme e shtypit shqiptar”.
“Çfarë t’ju them për WikiLeaks? Ajo që u këshilloj është t’i lexoni sa më shumë”- u tha gazetarëve kryeministri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin e Hondurasit, Sosa.
“Kam gjetur aty një pasqyrë të shtypit të përditshëm shqiptar, të akuzave e ndërakuzave të ndërsjellta, që forcat politike i adresojnë njëra tjetrës”, tha këtë të dielë kryeministri shqiptar.
Sipas Berishës, themeluesi i faqes online më të përfolur dhe më të klikuar kohët e fundit ka bërë vjedhje.
“ Unë e kam shprehur dhe një herë, Asanzhe është një arsen Lupen i kohrave moderne. Ka bërë një vjedhje e kjo nuk ndryshon, nëpërmjet një operacioni të paligjshmë ka ndërhyë në kodet e transmetimit të SHBA”, tha Berisha. “Një pasqyrë e përditshme e shtypit shqiptar, jo tërësisht e plotë... por aty afër”- nënvizoi më tej kryeministri duke garantuar se “marrëdhëniet me SHBA nuk ndryshojnë dhe se vlerësimi për Arvizu është i palëkundur.
“Ky vend mik e ka shumë të qartë qëndrimin e tij që mbështet Shqipërinë dhe jo forcat politike. Unë nuk mund të komentoj akuzat e mediave” ka shtuar Berisha.
a.q/NOA