Libi, 4 shtator, NOA - Trupat e Këshillit Tranzitor në Libi kanë bërë të ditur se do të sulmojnë edhe fortesat e fundit të diktatorit Muammar al Gaddafi. Një zëdhënës i Këshillit njoftoi se planfikohet të merret qyteti i shtrirë pranë shkretëtirës, Bani Valid.
Ka spekulime, sipas të cilave Gaddafi është fshehur në këtë qytet. Nga ana tjetër forcat e Gaddafit mbajnë ende të pushtuara qytetet e Sirtes, Xhufrës dhe Sabhasë. Këshilli Tranzitor ka vendosur një ultimatum deri në 10 shtator, besnikëve të Gaddafit.
Ata duhet të dorëzojnë armët deri në këtë datë. Ndërkohë bashkësia ndërkombëtare planifikon një konferencë tjetër për Libinë me 20 shtator. Siç bëri të ditur, ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini konferenca do të mbahet në Nju Jork.
NOA/DV