English

Nazet e Britanisë për energjinë

Nga Roger Cohen

Britanikët janë shprehur pro ndërtimit të fermave të erës. Mirëpo ata nuk duan t’i sakrifikojnë peizazhet për energjinë e gjelbër – shumë të kërkuara. Nuk duan që fuqia e turbinave të vrasë lakuriqët. Aha, lakuriqët e gjorë! Pra, më jepni mua naftë nga vrasësi masiv Gaddafi ose nga arabët fjalëmbël për aq sa unë të mos e kem të trazuar ndërgjegjen time nga vrasja e lakuriqëve ose nga kuajt e tmerruar

Britania po bëhet nazeqare. Kolumnistë të njohur e pëlqejnë këtë. Ismon Jenkins shkroi një artikull në “The Guardian”, titulli i të cilit ishte: “Ju lumtë për sjelljen nazemadhe”. Kolegu i tij, Alexander Chancellor, tashmë kishte deklaruar se “nuk ndihem keq për sjelljen nazelie”. “Nimby” është një shprehje që ka kuptimin e “not in my backyard”. Duke ia shtuar një “ism”, kjo shprehje ka kuptimin e një fenomeni social të karakterizuar nga një masë e hipokrizisë. Sipas një studimi të publikuar vitin e kaluar nga Universiteti i Cardiffit, për të ardhmen e energjisë së Britanisë së Madhe, 82 për qind e britanikëve janë deklaruar në favor të energjisë së erës. Por provoni të vendosni turbina të erës në kopshtin prapa shtëpisë së ndonjë britaniku, dhe helikat menjëherë do t’i gjeni të thyera. Një numër i madh i atyre që kanë shprehur gatishmëri për t’i vendosur helikat kanë marrë leje shtetërore. Mirëpo pavarësisht prej gatishmërisë politike për të shënuar një progres në prodhimin e energjisë nga burime alternative, ka reagime të britanikëve për formën. Ata nuk duan që helikat t’u shkaktojnë telashe me ajrin dhe të sjellin zhurmë. Chancellor tha këto fjalë lidhur me këtë çështje: “Ato vrasin lakuriqët duke ua eksploduar mushkëritë e tyre të vogla. Ato frikësojnë kuajt me efektin e njohur si ‘regëtimë hijesh’”. Aha, lakuriqët e gjorë! Pra, më jepni mua naftë nga vrasësi masiv Gaddafi ose nga arabët fjalëmbël për aq sa unë të mos e kem të trazuar ndërgjegjen time nga vrasja e lakuriqëve ose nga kuajt e tmerruar. Kam menduar për anën estetike të turbinave të erës. Natyrisht se ato nuk e kanë vendin në vende idilike – por as ne nuk po shkojmë në to. Atëherë unë ju preferoj atyre të mendojnë pak për ethet e mungesës së energjisë elektrike. Nuk do ta teproj të shkoj aq larg sikur Chris Hulue, sekretar shteti për Energji, që tha në një debat (për besë, nuk po tallem) se turbinat “janë absolutisht të bukura”. Ato mund t’i durojmë për hatër të energjisë së sigurt, të ripërtërirë dhe me pak nivel karboni. Për këtë Britania ka nevojë të madhe. Një rrjet eksportues i energjisë për shumë vjet, falë naftës së Detit Verior, Britania u bë një rrjet importues në vitin 2004 dhe tani 28 për qind të nevojave energjetike i bazon nga importi. 18 reaktorët e saj të energjisë atomike po plaken – të gjithë duhet të mbyllen më së largu në vitin 2023. Me burime të ripërtërira energjetike, si era dhe dielli, që janë shfrytëzuar vetëm nga 3.3 për qind e konsumit britanik në vitin e kaluar, Britania është larg prej cakut të saj – të mandatuar nga Bashkimi Evropian – për realizimin e shifrës së 15-përqindëshit deri në vitin 2020. Në teori të gjithët britanikë janë pro këtij caku. Studimi i Cardiffit ka gjetur se 81 për qind e britanikëve janë të frikësuar se Britania do të bëhet shumë e varur nga energjia e importuar. Edhe pse ka më pak britanikë që mendojnë se ka rreziqe nga ndryshimi klimatik – 66 për qind krahasuar me 77 për qind në vitin 2005 (një krizë ekonomike ka bërë që mendjet të jenë të fokusuara në të tashmen – ata përkrahin përdorimin e një përzierjeje burimesh energjetike (74 për qind), dhe 82 për qind thonë se me “gjasë ose definitivisht do të votonin në favor të ndërtimit të fermave të reja të erës në Britani”, karshi 41 për qind për stacione të energjisë bërthamore. Por kjo kishte ndodhur përpara se njerëzit të bënin naze. Në këtë mesele duket se ka shumë hipokrizi të atyre që njëherë kërkonin forma alternative të energjisë. Njerëzit, duke qenë gjithmonë konservatorë, e duan ndryshimin më shumë se kurrë – ama jo atëherë kur prek tokat e tyre baritore – madje edhe atëherë kur ata e dinë se është e nevojshme më shumë se kurrë. Në fshatin e bukur të Clare në Suffolk, kur “Telecomi” britanik ka propozuar vendosjen e turbinave të erës, njerëzit janë çuar në këmbë. Janë vendosur shenja të mëdha përgjatë rrugës, që thonë “Stop turbinave të BT-së”. Kundërshtarët kanë thënë se vendosja e turbinave nuk do të linte më hapësirë për aterrime të jashtëzakonshme dhe nuk do të ketë më sinjale televizive nëpër fshatra për shkak të humbjes së valëve nga turbullimi i erës së turbinave. Është e vërtetë se fuqia e erës do të sjellë telashe, por ama nuk do të sjellë gjendje për ta rrokur trumbetën e kiametit. Kështu, me një çmim dyfish më të lartë, Britania po detyrohet t’i ndërtojë fermat e reja të erës në zona detare. Në vitin 2010 ka pasur një rënie prej 38 për qind krahasuar me vitin 2009, derisa janë trefishuar ato në zona detare. Të gjitha ato kabllo nën det duhet të ndërlidhen diku. Britania nuk është e vetmja që nuk ka një konsistencë në këtë politikë qeveritare. Liberalët në Parkun e pjerrët të Brooklynit i duan biçikletat derisa një çiklist i bezdisshëm u sillet përreth në Parkun e prospektit. Liberalët në Massachusetts mendojnë se energjia e erës është e mirë derisa nuk propozohet një fermë e re në Natucket Sound. Disa kundërshtime kanë kuptim. Si një vizitor i Parkut të pjerrët të Brooklynit, është e papranueshme të ndërtohet një trase motoçikletash në një park të vendosur pranë një zone përplot rrugë për motoçiklistë. A do të thotë kjo se unë kundërshtoj gjithë sjelljen nazeqare, me përjashtim të sjelljes time? E tmerrshme! Refuzoj të besoj. Për t’ia hequr Perëndimit qafe varësinë nga nafta i duhet të sakrifikojë disa prej peizazheve. Britania që kërkon energji të gjelbër duhet të mbrojë edhe pretendimet për këtë energji – jo vetëm në det, po edhe në kopshtet e veta të bukura.

"Nju Jork Tajms"

KOMENTE