E dielë, 4 shtator 2011, NOA – Disa vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit “Kundër Duhanit”, ministria e shëndetësisë i rikthehet aksioneve për ndëshkimin e shkelësve të legjislacionit shqiptar. Bëhet fjalë për aksione në ambientet publike, qofshi shkolla, lokale apo institucione shtetërore.
Nënjë udhër të veçantë të ministrit të shëndetësisë Petrit Vasili që mban datën 2 shtator 2011 urdhërohet krijimi i një task force nga bluzat e bardha me qëllim ndërgjegjësim dhe inspektim në luftën kundër duhanit. Kryetari Roland Shuperka thotë se lokalet do ta kenë të vështirë ti shpëtojnë gjobës së vendosur në rast kundravjtje të ligjit. Gjoba këto që do nisin nga 50.000 lekë duke shtuar kamatë vonesën. Teksa ligji antiduhan i miratuar kohë më parë nuk ka arritur të gjej zbatim të plotë, task forca është ngritur për këtë qëllim, për të mbushur të gjitha boshllëqet e ligjit. Ky aksion do të përbëhet nga 10 vetë, 8 specialistë të shëndetit dhe 2 juristë. Aksioni do të nis ditën e hënë, fillimisht në Tiranë dhe më pas në rrethe. a.q/NOA