English

Parashikimi i motit për 5 shtator 2011

Tiranë, 4 shtator 2011, NOA- Dita e nesërme do të jetë në kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa që vijne nga oqeani Atlantik do të kushtëzojnë në disa zona vranësira dhe shira të dobët. Por sërish në bregdet dhe zonën e ulët dominuese do të jenë kthjellimet.

Sipas MeteoALB, gjatë pjesës së dytë të ditës zona malore lindore si edhe veriperëndimi i vendit do të jenë të rrezikuar nga vranësira dhe shira të dobët e të izoluar ndërsa pjesa tjetër e territorit do të karakterizohet nga kthjellime por vranësirat do të jenë të pranishme në të gjithë vendin. Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë në mbrëmje, por edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehte në mëngjes por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë në të gjithë territorin.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h dhe drejtim Jugperëndimor, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë 2 ballë.

Europa

Nesër, Europa Verilindore, jugperëndimore, një pjesë e Europës Qendrore dhe Europa juglindore do të mbeten me mot të kthjellet ndërsa vranësira dhe shira të konsiderueshëm do të ketë në Ishujt Britanike, Europa Qendrore dhe vendet e Balltikut. Problematike situata do të paraqitet në Francë dhe Balltik pasi shirat në këto dy vende do të bien me intensitet të lartë dhe do të zgjasin gjatë gjithë ditës. Gjithashtu shira në formë rrebeshi do të ketë në Zonën e Alpeve dhe Italinë veriore.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Franca alarmon nga stuhi të forta ere dhe shira intensiv

- Italia veriore rrezikohet për shira të dendur dhe shkarkesa rrufesh

- Vendet Balltike rrezikojnë shira të dendur dhe stuhi ere

a.y/NOA

KOMENTE