E diel, 4 shtator 2011, NOA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, ishte sot në New Jersey në zonat më të prekura nga goditjet e uraganit Irene.
Uragani preku një javë më parë brigjet e Shteteve të Bashkuara nga Karolina e Veriut deri në Vermont.
Në veçanëti Presidenti Obama, i shoqëruar nga guvernatori republikan Chris Christie, u ndal në Paterson, një qytet me 150 mijë banorë të përmbytur nga ujërat e lumit Passaic.
a.y/NOA