Dhërmi, 4 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Dhërmi, ku si rrjedhojë e tij ka ngelur i plagosur Thanas Dumi.
Sipas të dhënave paraprake thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ku Vasil Zakja autor i ngjarjes, nuk ka ngurruar të nxjerrë pistoletën dhe të qëllojë ndaj tij.
Pasi ka plagosur Dumin, Zakja është larguar nga vendngjarja, ndërsa nga ana e policisë po punohet për kapjen e tij.
Ndërkaq mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe për këtë shkak është nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
a.y/NOA