English

Presidenti çek, homoseksual?!

Pragë, 4 shtator, NOA – Kryeredaktori i revistës gay çeke “LUI” ka deklaruar se është i bindur që presidenti i vendit të tij, Vaclav Klaus, është një homoseksual. Deklarata e tij ka bërë bujë në mediat e Republikës Çeke, pikërisht për njeriun që e ka cilësuar publikisht paradën “Prage Pride 2011” si një "marshimit i të devijuarve"...

Konkretisht, Petr Hájek, përfaqësues i Zyrës Presidenciale Çeke, javën e kaluar, tha se ngjarja e cila mbahet si krenari homoseksuale e kryeqytetit çek, ishte në fakt një demonstrim politik për një botë "ku devijimi seksual është ngritur si virtyt, anomalitë po shihen si normë dhe shoqëria po shkatërrohet në progresin e shenjtë”.

Nga ana e tij, kryeredaktori i revistës së homoseksualëve “LUI”, Jakub Stary, tha në një intervistë se ai ishte "thellësisht i ofenduar" nga vërejtjet nga Hájek, të cilin ai e quajti “fashist” dhe “hipokrit" dhe se komuniteti Çek homoseksual është i bindur se edhe vetë presidenti i vendit, Klaus, është një homoseksual.

"Z. Hájek dhe Klausi e konsiderojnë homoseksualitetin si një karakteristikë të lindur, por për të cilën nuk duhet të flitet. Unë besoj se homoseksualist është dikush që nuk ka turp dhe e konsideron homoseksualitetin dhe heteroseksualitetin e jetës së tij në të njëjtin nivel. Unë guxoj të them se Klaus është një homoseksual”, tha Stary, duke e tronditur median çeke me deklaratat e tij.

Duke shtuar se "nuk ka prova, por se gay-t kanë 'radarët’ e tyre për ta kuptuar një gjë të tillë.

“Fjala është për një përzierje të caktuar të sinjaleve që ne mund të perceptojmë se heteroseksualët dështojnë të jenë intensivisht si ne dhe kjo na tregon nëse dikush është apo jo homoseksual. ... Dhe i gjithë komuniteti homoseksual mendon se Václav Klaus është homoseksual. Ai është vetëm duke u përpjekur për ta fshehur dhe maskuar këtë. A nuk e shihni atë? Mënyra se si ai ushtron veten e tij dhe flet apo gjestet e tij dhe tonin e zërit. Kjo është e gjitha një sjellje homoseksuale". E duket se Stary nuk është i vetëm në dyshimet e tij. "Vaclav Klaus, je gay", një faqe Facebook, i cili e përshkruan veten si grupi i të gjithëve që e dinë se presidenti çek është homoseksual, aktualisht ka 342 anëtarë. Nërkaq, disa vite më parë, aktorja popullore Çeke, Eva Holubová tha në një intervistë në TV se Klaus është i njohur me pseudonimin "Kikina" në komunitetin homoseksual dhe se ndërsa "e tërë Pragëa", mendon se ai është një homoseksual, ky subjekt është tabu për mediat edhe tabloidet çeke.

n.e/NOA

KOMENTE