English

Shërbimet sekrete perëndimore, kontakte të ngushta me regjimin e Geddafit

E diel, 4 shtator 2011, NOA- Sipas njoftimeve në shtypin ndërkombëtar, dokumente të gjetura në Libi, zbulojnë se shërbimet sekrete amerikane dhe britanike kanë bashkëpunuar ngushtë me regjimin e Geddafit.

"New York Times" dhe "Wall Street Journal" shkruajnë se CIA gjatë administratës së presidentit George W.Bush ka dërguar disa herë të dyshuar për terrorizëm për t'u marrë në pyetje në Libi, e njohur për praktikimin e torturës. Bashkëpunimi sipas shtypit ka qenë më intensiv duke filluar nga viti 2004, pasi Muammar al Geddafi hoqi dorë zyrtarisht nga armët e shkatërrimit në masë. Gazeta londineze "The Independent" njofton se ka zbuluar se shërbimi sekret britanik MI-6 i ka përcjellë Libisë edhe informacione rreth kundërshtarëve të regjimit të cilët jetonin në mërgim. Dokumentet thuhet se janë gjetur pas hyrjes në Tripoli të rebelëve, nga aktivistët për të drejtat e njeriut dhe gazetarët, në zyrat e ish shefit të shërbimit sekret Mussa Kussa.

DW/NOA

KOMENTE